Top News – Serbia tërheq vendimin/ Ambasadori malazez nuk dëbohet
30/11/2020 12:23

Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic njoftoi për vendimin më 29 nëntor pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe pas konsultimeve me serbët e Malit të Zi. “Ne kemi vendosur që Serbia në mënyrë të njëanshme të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi. Raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”, tha Bërnabic. Ajo shfaqi shpresën se ky veprim do të konsiderohet nga ana e Podgoricës si shenjë e vullnetit të mirë si dhe potencoi se Serbia do të vazhdojë të zhvillojë raportet me Malin e Zi. “Ne edhe njëherë po e shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë”, tha ajo. Presidenti Vuçic tha se Serbia “ka bërë një veprim të mirë” duke shtuar se i takon asaj të tregojë se dëshiron “raporte të mira dhe vëllazërore” me Malin e Zi. Në një mesazh në Twitter, Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mirëpriti vendimin e Serbisë dhe i bëri thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë. Serbia e shpalli ambasadorin e Malit të Zi, person non grata dhe urdhëroi dëbimin e tij nga vendi më 28 nëntor, pasi të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë më herët Mali i Zi me ambasadorin serb në Podgoricë. Si arsye për shpalljen person non grata dhe dëbimin e ambasadorit serb, ministria e Jashtme e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” .

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20