Top News – Serbia forcon ushtrinë… / Më shumë armë ruse e kineze, investimet vazhdojnë
12/10/2021 15:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se investimet në zhvillimin dhe forcimin e industrisë së mbrojtjes në Serbi do të vazhdojnë. Vuçiç i bëri komentet në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake “Partner 2021”, në Beograd. “Në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit, por respekt për të fortët, andaj është e rëndësishme të zhvillojmë industrinë e mbrojtjes”, tha Vuçiç, për të shtuar se vendi i tij “nuk mund të poshtërohet e as rrezikohet”. “Është e rëndësishme të konkurrojmë me fuqitë e mëdha në promovimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është e rëndësishme të ndërtojmë rrugën tonë edhe në këtë çështje dhe t’i zgjedhim ato fusha në të cilat mund të konkurrojmë, sepse nuk mundemi në të gjitha”, tha Vuçic. I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë se si i komenton kritikat e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së për blerjen e armëve nga Rusia dhe Kina, Vuçiç tha se Serbia merr vendime në mënyrë autonome dhe se është krenare për këtë. Vendimet janë marrë “në interes të Serbisë”, tha ai. Në panairin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, i cili po mbahet paralelisht me samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve në Beograd, po prezantohen sisteme të artilerisë dhe raketave, armë të vogla dhe municione, automjete të blinduara luftarake, pajisje elektronike, radarë të rinj dhe anije patrulluese. Në hapjen e panairit morën pjesë përfaqësues të disa delegacioneve të huaja, ndërsa ekspozuesit janë nga 16 vende, përfshirë: Kinën, Austrinë, Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë.

Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52