Shërbimi francez i motit ka lëshuar një paralajmërim portokalli, i dyti më i larti në klasifikim, për 18 departamente në të gjithë vendin më 2 shkurt, pas ditësh shira të rrëmbyeshëm. Një person raportohet se ka humbur jetën pasi kishte mbetur i bllokuar nga uji në francën veriore. Ndërkohë që pamjet video tregojnë edhe Senën, që përshkon mespërmes Parisin, me nivelin e ujit që është ngritur jashtëzakonisht shumë, duke kaluar madje edhe skarpatat mbrojtëse.