Top News/ Sekretet e NATO-s janë kompromentuar / Frikë në perëndim, Rusia ‘po përdor’ Gjermaninë
05/03/2024 15:24

Frika është rritur mes ekspertëve të inteligjencës se rrjedhja e sekreteve nga ushtria gjermane mund të jetë vetëm maja e ajsbergut ndërsa paralajmërojnë se sekretet e NATO-s mund të jenë kompromentuar. “Rrjedhja mund të jetë vetëm maja e ajsbergut”, tha August Hanning, ish shef i inteligjencës gjermane për tabloidin Bild. Eksperti i inteligjencës shton se ai mendon se rusët mund të kenë dëgjuar akoma më shumë se një bisedë 38 minutëshe mes zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë. Kancelari gjerman, Olaf Sholz, sipas tij, po përdoret nga rusia pasi kjo e fundit e ka identifikuar gjermaninë si pika më e dobët e aleancës perëndimore. Qeveria gjermane ka hedhur poshtë aludimet se rrjedhja e sekreteve është një tregues se berlini po përgatitet për luftë kundër rusisë. E në të njëjtën kohë, ajo është përpjekur të minimizojë dëmin e shkaktuar duke premtuar një hetim të shpejtë për faktin se si biseda është përgjuar dhe publikuar. Është absolutisht e qartë se kjo është një luftë informacioni e rusisë kundër perëndimit dhe se qëllimi është që të shkaktojë përcarje në perëndim – tha kancelari gjerman. Zakonisht, sipas analistëve të inteligjencës, operacionet e suksesshme të përgjimit nuk bëhen publike në mënyrë që të mos dëmtohet burimi. Por, pas kësaj rrjedhjeje të fundit, tani moska është e sigurt se scholz nuk do ti dërgojë më raketat taurus në ukrainë. Gjermania tani po shihet si e pabesueshme nga aleatët, në mënyrë të vecantë nga Britania e Madhe.

Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
DIGITALB DIGITALB