Një sasi record për vitin 2023 është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane. Bëhet fjalë për 5.5 ton, sasia më e madhe e zbuluar në Detin e Karaibeve përgjatë këtij viti. Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës u bë në tre operacione kundër varkave të tipit “go fast”, të përdorura zakonisht nga trafikantët e drogës që tentojnë ta çojnë drogën në veri të kontinentit latin. Ndërhyrjet u krye edhe me ndihmën e autoriteteve të Panamasë dhe Shteteve të Bashkuara.