SHBA kanë vendosur sanksione të tjera kundër gazsjellësit të kontestueshëm, Nord Stream 2. Ministria e Jashtme amerikane në Uashington, bëri të ditur se sanksionet kanë të bëjnë me ndërmarrjen Transadria dhe anijen e saj "Merlin". Sanksionet e vendosura deri tani përfshijnë tetë persona ose objekte si dhe 17 anije. Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken theksoi se, qeveria amerikane vazhdon të jetë kundër projektit të gazsjellësit. Megjithatë SHBA është duke punuar me Gjermaninë dhe aleatët e tjerë për të ulur rreziqet që projekti shkakton për Ukrainën dhe vendet e tjera, shtoi ministri Blinken. Sidoqoftë, qeveria amerikane heq dorë nga vendosje dënimesh të ashpra, që do ta çonin projektin drejt dështimit. Sanksionet e reja nuk kanë faktikisht ndonjë ndikim të madh mbi projektin.