Top News – Sanksione Kim Jong Un-it / Testoi tre raketa hipersonike, zemërohet SHBA
13/01/2022 12:07

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të vendosë më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut, pas një sërë testimesh të raketave, që sipas Uashingtonit, shkelin rezolutat e Këshillit. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha përmes Tëitterit se shteti i saj propozon sanksione ndaj Koresë së Veriut “pas testimit të gjashtë raketave balistike që prej shtatorit 2021, ku që të gjitha ishin në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Më 12 janar, SHBA-ja vendosi një rund sanksionesh të njëanshme për shkak të lëshimit të raketave. Uashingtoni ka futur në listë të zezë gjashtë verikoreanë, një rus dhe një firmë ruse. SHBA-ja i akuzon ata se kanë blerë pajisje për programin e raketave nga Rusia dhe Kina. Këshilli i Sigurimit fillimisht kishte vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut pas testimit të parë bërthamor më 2006 dhe i ka ashpërsuar sanksionet në përgjigje ndaj testimeve të mëtejme bërthamore, teksa Koreja e Veriut ka krijuar një program gjithnjë e më të sofistikuar të raketave balistike. Nënsekretari amerikan i Thesarit për Terrorizëm dhe Financim të Inteligjencës, Brian E. Nelson, tha se sanksionet e prezantuara së fundmi janë “pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për t’iu kundërvënë programit të Koresë së Veriut për armë të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike, duke pasur në shënjestër përdorimin e vazhdueshëm të përfaqësuesve jashtë shtetit për të blerë në mënyrë të paligjshme mallra pajisje për armë”. Deri më tani, Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar tri raketa hipersonike, teksa lideri i këtij shteti Kim Jong Un është zotuar se do të forcojë programin bërthamor.

Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09