Top News – Sanders dhe dorezat e famshme, senatori mbledh 1.8 milionë dollarë për bamirësi…
28/01/2021 16:46

Fotot e ditës së inaugurimit, me dorezat e leshta dhe qëndrimin sfidues ndaj pompozitetit të rastit nga ana e Bernie Sanders, ndoshta nuk tregonin imazhin më të mirë të mundshëm të senatorit amerikan, por janë bërë një kauzë e fortë bamirësie. Ligjvënësi 79 vjecar, nga shteti verilindor i Vermontit, njoftoi së fundmi se ka mbledhur 1.8 milionë dollarë, që do të shkojnë të gjitha për bamirësi, pesë ditët e fundit, përmes shitjes së objekteve në të cilat shfaqej ai dhe dorezat e tij, në ceremoninë e betimit të presidentit Joe Biden. Imazhet u shpërndanë në mijëra meme dhe e shndërruan dy herë pretendentin për kandidat presidencial në një yll interneti. “Jane dhe unë jemi të lumtur nga i gjithë kreativiteti i treguar nga kaq shumë njerëz gjatë javës së kaluar dhe jemi të lumtur që mund të shfrytëzojmë famën time në internet për të ndihmuar banorët e vermontit që kanë nevojë”, tha Sanders në një deklaratë për shtyp. “Por edhe pse kjo sasi parash nuk zëvendëson masat e kongresit”, shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve për të miratuar paketën e shpëtimit për pandeminë, Objekte të ndryshme, që nga filxhanët e çajit e deri tek bluzat me imazhin e Sanders të stampuar mbi, u shitën shpejt online dhe tani ka madje edhe një mori porosish të bëra në avancë. Imazhi i Sanders, këmbë përmbi këmbë, me një maskë bojëqielli e dorezat e famshme, i ulur vetëm në ceremoninë e inaugurimit, u fiksua nga fotografi i AFP, Brendan Smialovski. Sipas zyrës së Sanders, një marrëveshje licensimi është nënshkruar dhe fitimet do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43