Top News – Rusisë i shtrëngohet laku/ Vjena kërkon sanksione për shkak të Navalnyt
21/02/2021 15:34

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg pret që Bashkimi Evropian të miratojë sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të rastit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.Një hap i tillë mund të merret kur të takohen ministrat e BE-së për Punë të Jashtme të hënën, deklaroi ai për të përditshmen gjermane, Ëelt am Sonntag.“Ne do të diskutojmë në Këshillin për Çështje të Jashtme veprimet e duhura për rastin e Navalnyt”, u shpreh Schallenberg. Masat e përmendura prej tij mund të përfshijnë shenjestrimin e individëve dhe organizatave të caktuara sipas mekanizimit rishtazi nga BE-ja për ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut.Schallenberg e bëri të qartë se pret “mbështetje” për sanksione nga 27 vendet e BE-së, edhe pse shtoi se sanksionet duhet të jenë të menduara mirë dhe të kenë bazë ligjore.Ai ka theksuar se shumë persona kanë nisur raste nëpër gjykata, ashtu që të hiqen nga lista e sanksioneve të BE-së, në mungesë të të dhënave të mjaftueshme. Apelet e Navalnyt janë hedhur poshtë në dy raste të ndryshme të shtunën.Në rastin e parë, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim nga burgu, por ia ka shkurtuar kohën e burgimit për gjashtë javë, përkatësisht në dy vjet e gjysmë. Më pas më vonë gjatë ditës, u ndeshkua dhe me nje gjobe te madhe për fyerje të një veterani të Luftës së Dytë Botërore.Të dyja proceset gjyqësore konsiderohen si të motivuara politikisht.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09