Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të hënën një dekret për vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët e vendeve që Rusia i cilëson si jomiqësore. Dekreti, i cili hyn në fuqi të hënën, pezullon dhënies e vizave ruse me disa vende të Bashkimit Evropian, si dhe me Shqipërinë pasi në listën e vendeve armiqësore, Moska ka futur edhe vendin tonë.