Top News – Rusia paralajmëron BE: Ndërpresim marrëdhëniet nëse vendosni sanksione
12/02/2021 14:52

Rusia është gati të ndërpresë lidhjet me BE nëse blloku do të vendosë sanksione të reja, të dëmshme ekonomikisht, tha ministri i jashtëm Rus, Sergei Lavrov. BE ka ngritur perspektivën e sanksioneve të reja në mesin e një përplasjeje mbi trajtimin e liderit të burgosur rus, Alexei Navalni. Kur një intervistues pyeti nëse Rusia po ecte drejt një shkëputjeje të plotë me BE, Lavrov tha se “Ne jemi të gatshëm për këtë”. “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai. “Ne nuk duam të izolojmë veten nga çështjet botërore por ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, tha Lavrov. Javën e kaluar, Rusia dhe BE kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit në një përplasje në qendër të të cilës ishte rasti Navalni. Rusia ishte e para, një javë më parë, që tha se diplomatët e BE kishin marrë pjesë në protestat e paligjshme pro Navalnit, një akuzë që BE e ka hedhur poshtë. Njoftimi i Rusisë erdhi gjatë një vizite të shefit të politikës së jashtme të BE në Moskë, Joseph Borrell. Ndërsa këtë javë, vendet e BE të përfshira, Gjermania, Polonia dhe Suedia, dëbuan tre diplomatë rusë. Më 22 shkurt, ministrat e jashtëm të BE pritet të takohen dhe do të diskutojnë për më shumë sanksione mbi Rusinë. Pavarësisht acarimit të lidhjeve me Kremlinin ndërkohë, gjermania do të bëjë përpara me projektin rus Nord Stream 2. Ky projekt është shumë i polemizuar, me partnerë të BE si Polonia dhe vendet baltike që e kundërshtojnë atë.

Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39