Rusia ka nisur të rekrutojë serbë për të forcuar ushtrinë në Ukrainë. Kështu raporton e përditshmja britanike ‘The Guardian’ e cila ka arritur të isgurojë dëshitë e dy serbëve, që fluturuan nga Beogradi për në Moskë, për t’u bashkuar më pas me ushtrinë ruse në frontin e luftës në Ukrainë. Rekrutët dërgohen në një qendër në Krasnogrosk, shumë pranë kufirit me Ukrainën, ku nënshkruajnë edhe kontratën për t’u bërë pjesë e ushtrisë ruse dhe më pas rrinë në pritje për t’u transferuar në front.