Top News – Rusia nën kritikat e BE-së / Po e le të ngrijë Moldavinë, përdor gazin si armë
29/10/2021 12:26

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Rusia është duke përdorur gazin natyror për ta shantazhuar Moldavinë, një nga kombet më të varfra në Evropë. Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për energji javën e kaluar, pasi kontrata e saj për gaz me kompaninë shtetërore ruse, Gazprom, ka skaduar në fund të muajin të kaluar dhe të dyja palët kanë dështuar që të pajtohen për detajet e një marrëveshjeje të re afatgjate. Gazprom ka zgjatur kontratën deri në fund të muajit tetor, duke e rritur çmim në 790 dollarë për metër kub për dallim nga 550 dollarë sa ishte muajin e kaluar. “Në terma globalë, rritja e çmimit të gazit në gjithë botën nuk është pasojë e përdorimit të furnizimeve me gaz si armë, por në rastin e Moldavisë është kështu”, ka thënë Borrell në një konferencë për media, bashkë me kryeministren moldave, Natalia Gavrilita në Bruksel. Rusia ka kërcënuar me ndalim të furnizimeve me gaz në këtë ish-republikë sovjetike, nëse deri në fund të vitit nuk vazhdohet kontrata aktuale. Disa vëzhgues kanë thënë se Moska ka rritur çmimet si shenjë hakmarrjeje ndaj Moldavisë, për zgjedhje të presidentes pro-perëndimore, Maia Sandu, vitin e kaluar. “Në rastin e Moldavisë, karakteristikat politike duhet të merren parasysh… Në rastin e Moldavisë ka rritje të madhe të çmimeve, që janë të lidhura me problemet politike, andaj ka nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë Borrell. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndajë 60 milionë euro si ndihmë për Moldavinë.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09