Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, autoritetet ruse kanë njoftuar se po kryejnë stërvitje në ishujt e Japonisë, duke ngritur frikën se mund të ketë një përshkallëzim të konfliktit. Ishuj ku do mbahen stërvitjet, të cilët Rusia i quan Kurilet Jugore dhe që janë territoret Veriore të Japonisë, janë objekt i një mosmarrëveshjeje më shumë se 70-vjeçare midis dy kombeve. Për shkak të mosmarrëveshjes, Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.