Top News – Rusia kërcënon Navalny-n/ Kthehu ose të pret burgu!
28/12/2020 22:57

Shërbimi rus i burgjeve i dha një ultimatum të minutës së fundit kritikut të Kremlinit Alexei Navalny: Kthehu menjëherë dhe paraqitu në zyrën e Moskës herët të martën në mëngjes, ose te pret burgu nëse vjen pas këtij afati. Navalny, një nga kritikët kryesorë të Presidentit Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani për trajtim në gusht pasi u sëmur gjatë një udhëtimi ajror në atë që Berlini dhe vendet e tjera perëndimore thonë se ishte një përpjekje për ta vrarë me agjentin nervor Noviçok. Moska thote se nuk ka parë asnjë provë që të tregojë se ai ishte helmuar dhe ka mohuar çdo përfshirje në incident. Shërbimi Federal i Burgjeve (FSIN) akuzoi të hënën Navalny-n për shkeljen e rregullave të një dënimi me kusht që ai po vuan për një shkelje që daton në vitin 2014 dhe për shmangien e mbikëqyrjes së autoritetit të inspektimit penal të Rusisë. Duke cituar një artikull në revistën mjekësore britanike The Lancet në lidhje me trajtimin e tij, thuhet se Navalny ka dalë nga spitali në Berlin më 20 shtator dhe se të gjitha simptomat e sëmundjes së tij ishin zhdukur në 12 tetor. "I dënuari nuk po përmbush të gjitha detyrimet e vendosura mbi të nga gjykata dhe po i shmanget mbikëqyrjes së Inspektoratit Penal", theksohet në deklaratë. Navalny po vuan një dënim me kusht prej tre vjet e gjysmë për një rast vjedhjeje që ai thotë se ishte i motivuar politikisht. Periudha e dënimit skadon në 30 dhjetor.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20