Top News – Rusia i kundërpërgjigjet Çekisë/ Dëbon 20 diplomatë, një ditë kohë për tu larguar
19/04/2021 13:09

Rusia hakmerret ndaj cekisë dhe dëbon 20 diplomatë cekë nga vendi. Ata kanë 24 orë kohë që të largohen nga moska. Praga më herët kishte bërë të ditur se ka dëbuar 18 diplomatë rusë, që ajo i konsideron operativë të inteligjencës ruse, të përfshirë në një shpërthim të 2014 në një depo armatimesh në vend. Rusia ka njoftuar se 20 diplomatë nga republika ceke do dëbohen nga vendi. Republika Ceke kishte dëbuar 18 diplomatë të shtunën. Agjentët e zbulimit në ceki thanë se diplomatët ishin operativë të inteligjencës ruse. Ata dyshohet se janë të përfshirë në një shpërthim në një depo armatimesh në 2014, në të cilin humbën jetën dy persona. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë për rastin gjatë një takimi. Moska i ka dhënë diplomatëve cekë një ditë kohë për tu larguar nga vendi ndërsa republika ceke i ka dhënë rusëve 72 orë kohë. Ministria e jashtme ruse e quajti vendimin e cekisë të paprecedenttë dhe një akt armiqësor. “Në dëshirën e tyre për të kënaqur SHBA përkundër sanksioneve më të fundit amerikane ndaj rusisë, autoritetet ceke, shkuan aq larg sa që ia kaluan edhe mjeshtrave të tyre”, - thuhej në një deklaratë të ministrisë së jashtme. Autoritetet ceke thanë se diplomatët besohet se janë operativë të inteligjencës, akuza që rusët i kanë quajtur të pabaza dhe absurde. Shpërthimi rrënoi një depo municionesh në një pyll në Vrbetice në republikën Ceke, më 16 tetor 2014. Dritaret në godinat e afërta u thyen dhe shkolla lokale u evakua ndërsa mjetet e emergjencës mbërritën në vend. Trupat e pajetë të dy personave, të moshës 56 dhe 69 vjec, që punonin në vendngjarje, u gjetën më shumë se një muaj më vonë. Shpërthimi u konsiderua asokohe aksidental.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB