Top News – Rusia do të trajnojë policët serbë/ Kjo bie në kundërshtim me politikat e BE
05/07/2021 19:08

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan Harchenko, ranë dakord të hënën që të vazhdojnë trajnimin e policëve serbë në institucionet e arsimit të lartë rus. Trajnimi do të përqendrohet në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të teknologjisë së lartë, trafikut të paligjshëm të drogës, si dhe në fushën e situatave emergjente, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Më parë, Vulin ka paralajmëruar edhe një stërvitje të përbashkët anti-terroriste të njësive speciale të Serbisë dhe Rusisë, që do të mbahet në vjeshtë. Në muajin maj, Vulin vizitoi bazën e Gardës Kombëtare të Federatës Ruse, të njohur si Rosgvardiya. Asokohe, ai tha se Serbia “po realizon bashkëpunim të mirë me të gjitha shërbimet e sigurisë të Federatës Ruse”. Rosgvardiya, sipas informacioneve në ueb-faqen e saj, është themeluar në prill të vitit 2016, me dekretin e presidentit rus, Vladimir Putin. Rosgvardiya është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit. Serbia bashkëpunon me Rusinë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mban lidhje të ngushta me të, në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e bllokut. BE ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Serbia nuk u është bashkuar këtyre sanksioneve.

Top News- ‘El Chapo’ junior/ Ekstradohet në ShBA trafikanti i drogës
25/10 23:00
Top Channel/ “Nuk ndodh shpesh”. Trump kthen avionin presidencial Air Force One në “zyrë” takimesh
25/10 22:46
Top News – Netanyahu në fije të perit, Trump drejt hakmarrjes nëse prish marrëveshjen me Hamasin
25/10 22:07
Top Channel/ Kamala Harris: Do kandidoj përsëri për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2028
25/10 21:35
Top News- Italia hap dyert për punëtorët, viza pune për gjysmë milioni qytetarë
25/10 20:20
Top Channel/ Pakti kundër krimit kibernetik, nismëtarë Kina dhe Rusia, nënshkruajnë 60 shtete
25/10 19:59
Top Channel/ Trump nis turin në Azi: Xi Jinping do bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
25/10 19:55
Top Channel/Sanksionet kthejnë Moskën në shina, i dërguari i Putin në SHBA për bisedime:Jemi afër…
25/10 19:53
Top News- Zelensky harron Tomahawk, i shtrin dorën Trump: Putin do të na përçajë
25/10 19:00
Top News- BE përplasje tregtare me Kinën, Von der Leyen: Të krijojmë pavarësi
25/10 17:30
Top News- BE i frikësohet Rusisë/ Von der Leyen- 800 mld euro për mbrojtjen
25/10 17:00
Top News- Sarkozi në telashe me të burgosurit, të tjera kërcënime gjatë natës për ish-presidentin
25/10 16:30
Top News- I burgosuri lirohet gabimisht, policia britanike në kërkim të abuzuesit të 14-vjeçares
25/10 16:00
Top Channel/ Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ka ndërtuar në Kamboxhia një perandori
25/10 15:23
Top News- Franca ndalon hedhjen e ushqimeve/ Produktet që nuk shiten në markete jepen për bamirësi
25/10 14:30
Top News- Trump “luftë” edhe me Kolumbinë për drogën, sanksione ndaj presidentit kolumbian
25/10 14:00
Top Channel/ Dita e gjykimit për Maduron! SHBA afron aeroplanmbajtëse e ushtarë pranë Venezuelës
25/10 12:16
Top News – Sulmi ndaj Trump, me shakanë e Ramës. ‘Demokratët e SHBA kanë humbur realitetin’
25/10 12:08
Top Channel/ BE do t’i japë raketa Ukrainës! Po shqyrtohet kredia 140 mlrd € me paratë e ngrira ruse
25/10 11:58
Top Channel/ Trump, tur “paqeje” në Azi, takim me presidentin kinez për tarifat
25/10 11:55
BILETA Portokalli - Bileta