Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12/2025 14:16

Në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, një nga ndihmësit më të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin refuzoi të ndiqte urdhrat e tij. Sipas Nju Jork Times, Putin i kishte thënë ndihmësit, Dmitri Kozak, të kërkonte dorëzimin e Ukrainës, sipas tre personave pranë këtij të fundit. Por Kozak kishte refuzuar duke këmbëngulur se nuk e dinte se çfarë po përpiqej të arrinte udhëheqësi rus me pushtimin e tij. Ndërsa telefonata vazhdoi me tone të nxehta Kozak i tha Putinit se ishte gati të arrestohej ose të qëllohej për refuzimin e tij. Vetëm më vonë Kozak mësoi se Putin e kishte bërë atë telefonatë në vitin 2022 në altoparlant, thanë burimet, duke i shndërruar zyrtarët e lartë në zyrën e presidentit në dëshmitarë të një momenti të rrallë mosbindjeje. Por Kozak ishte vetëm një zë i vetmuar mospajtimi në rrethin e ngushtë të Putinit, një çarje e vogël në kontrollin e tij të hekurt mbi pushtetin. Me kaq pak njerëz të gatshëm ta sfidonin, Putin ka ushtruar kontroll pothuajse total të luftës. Pjesërisht, pothuajse katër vjet më vonë, udhëheqësi rus është në gjendje t'i përmbahet kërkesave të tij të ashpra edhe pse presioni për një armëpushim po rritet. Kozak, 67 vjeç, dha dorëheqjen si zëvendësshef i stafit të Putinit këtë shtator, një muaj pasi The Neë York Times raportoi për kritikat e tij private ndaj luftës. Në intervistat që nga ajo kohë, gjashtë rusë të afërt me Kozak përshkruan transformimin e një njeriu të besuar të Putinit prej 30 vjetësh, në një epiqendër të ndjenjave kundër luftës në elitën ruse. Që kur putin po grumbullonte trupat për pushtimin e ukrainës, kozak sipas NYT, kishte hartuar një memo ku paralajmëronte për pasojat. Ai theksonte mundësinë se suedia e finlanda do të bashkoheshin me naton, një parashikim ky që rezultoi i saktë. Sipas burimeve të afërta me Kozak, ky i fundit besonte se punonte në shërbim të shtetit dhe jo për interesat personale të putinit. Prishja e marrëdhënieve mes tyre erdhi kur Kozak kuptoi se për putinin nuk ka vija të kuqe. Çmimi që vendi po paguan për ambiciet e fuqisë së madhe të udhëheqësit të tij u bë i papranueshëm" për Kozak, thanë burimet. Por sidoqoftë, ashtu si edhe shumë pjesëtarë të tjerë të elitës ruse, Kozak vazhdon të tregojë besnikëri ndaj Putinit dhe përmbahet nga cdo kritikë. Dhe putin, gjithashtu i ka dëshmuar njëfarë besnikërie atij.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20