Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është i shtruar në spital, në gjendje të pavetëdijshme nën dyshimin se është helmuar. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh shkroi në Twitter se Navalny mbështetës i fortë i fushatës antikorrupsion, u ndje keq gjatë një fluturimi dhe avioni në të cilin ndodhej bëri ulje urgjente në Omsk. Yarmysh shtoi se dyshojnë që ai është helmuar nga dicka që i është hedhur në filxhanin e cajit.