Top News – Djali i princeshës akuzohet për përdhunim/Norvegji, 32 vepra penale, deri në 10 vite burg
19/08/2025 16:36

Marius Borg Høiby, djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, është akuzuar për 32 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim, tha një prokuror. Høiby, nëna e të cilit është princesha e kurorës, Mette-Marit, dhe njerku i të cilit është princi i kurorës, Haakon, mbreti i ardhshëm i Norvegjisë, pritet të dalë në gjyq në fillim të vitit të ardhshëm dhe mund të përballet me deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzat më të rënda. Akuzat, të bëra publike të hënën, përfshijnë përdhunimin e katër grave të ndryshme, dhunën në familje të një ish-partnereje dhe filmimin e paligjshëm të një numri grash pa dijeninë ose pëlqimin e tyre. Ai akuzohet gjithashtu për ngacmim të policisë dhe shkelje të rregullave të trafikut. Avokati i Høiby-t tha: “Klienti ynë mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual, si dhe shumicën e akuzave në lidhje me dhunën. Ai do të paraqesë një rrëfim të detajuar të versionit të tij të ngjarjeve para gjykatës.” Në qershor, Høiby u akuzua për 23 vepra penale, përfshirë tre akuza për përdhunim para se çështja t’i dërgohej prokurorit të shtetit. Høiby dyshohet se ka përdhunuar katër gra midis vitit 2018 dhe nëntorit 2024. Të gjitha sulmet e dyshuara dyshohet se kanë ndodhur pas marrëdhënieve seksuale me dëshirë, ndërsa gratë po flinin. Høiby akuzohet se ka filmuar të gjitha gratë gjatë përdhunimeve të dyshuara. Hoiby nuk ka një titull mbretëror dhe është jashtë vijës së trashëgimisë mbretërore.

Top Channel/ Shqiptarët revoltë në burgun italian, sfidojnë policinë, video bëhet virale në TikTok
01/10 12:16
Top Channel/Sekuestro pasurive të Haskos, bllokohen 2,6 milionë euro dhe një Bentley, dyshime për…
01/10 12:13
Top News – ‘Pezulloni miratimin e Territoriales’. Veliaj: S’jemi pyetur, përmbys hierarkinë
01/10 12:08
Top Channel/Kulla në Parkun Rinia/ Studio spanjolle prezanton projektin për transformimin e Tajvanit
01/10 11:56
Top News-SPAK mbyll hetimet për ‘Onkologjikun’/Dërgonin pacientët te privati, të pandehur 3 persona
01/10 11:53
Top News – ‘Kush e kërkoi Hysenin në krye të SHISH’/ Mocioni me debat, Bardhi: Rama të japë llogari
01/10 11:48
Top News – Video-skandali, pyetet kompozitori. Hila: Vendosa kamera për siguri, më janë hakeruar
01/10 11:39
Top Channel/ U vu në pranga për ngacmim të nxënëses së mitur në Lushnje, mësuesi mbërrin në gjykatë
01/10 11:14
Top Channel/ Dy ditë pas ngordhjes së peshqve në rezervuarin e Kasharajt, nis dezinfektimin i zonës
01/10 11:12
Top Channel/ Parandalimi i pastrimit të Parave/ Komisioni i ligjeve shqyrton projektligjin
01/10 11:06
Top News – Mocioni me debat për SHISH. PS kundër, Balla: Të lëmë drejtësinë që të flasë
01/10 11:03
Top News – Prokurorët kundër ndryshimeve në Kod: Zbulimi i provave që në fillim cenon punën tonë
01/10 10:52
Top Channel/ Kryemadhi në Spak, reagon për videot e publikuara: E neveritur, askujt s’ka çi duhet…
01/10 10:07
Top Channel/ Dëshmitë rrëqethëse për sulmin në avionin “FlyDubai”, si u ndal agresori
30/09 23:36
Top Channel/ Videot erotike me VIP-at, policia nis hetimet
30/09 23:28
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët e Preshevës, partitë firmosin marréveshjen
30/09 23:24
Top Channel/ SHBA tërheq trupat nga Iraku, Trump: Ditë e madhe!
30/09 23:00
Top News- ‘Ndaloni publikimin e materialeve intime’, Komisioneri i të Dhënave paralajmëron masa
30/09 22:54
Top News- Materialet intime në rrjetet sociale/ Kreu i Acromax: Po identifikohen shpërndarësit
30/09 22:50
Top Channel/ Fjalime, mesazhe për dorëheqje dhe marshim, Dita e 123 e protestës në Tiranë
30/09 21:58