Top Channel/ U ekzekuta dje në Athinë, lidhjet e 47 vjecarit me vrasësit e komisar Artan Cukut!
19/08/2025 15:13

47 vjecari nga Gjirokastra, i ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Athinë u identifikua si Artur Bashimi, person me precedentë penalë për vjedhje. Bashimi, i qëlluar në kokë me armë zjarri, rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi. Të njëjtën rrugë duket ka ndjekur edhe vëllai i tij 38 vjecar, Marsel Bashimi i njohur ndryshe edhe si Marsel Shkurtaj apo Marsel Gozhita, që po ashtu është person me precedentë të rëndë penalë në Greqi dhe në Shqipëri. Pikërisht ky i fundit, Marseli, korrikun e tre viteve më parëe përfundoi në pranga së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Si Jambelli, ashtu edhe Leci akuzohen sakaq në Shqipëri si organizatorë dhe financues të vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku në vitin 2017. Gjykata e Tiranës i ka dënuar me burgim të përjetshëm porositësit e krimit, por edhe pas arrestimit nga autoritetet greke, ata nuk u ekstraduan në Shqipëri. Me të dy këta eksponentë të rrezikshmë kriminalë, Bashimi rezulton të jetë bashkëpunuar në grabitje e vrasje. Marsel Bashimi ka qene i hetuar më parë për “shkelje te ligjit mbi emigrantet” dhe “falsifikim”, i arrestuar edhe për plagosjen me thikë të një gjeorgjiani që punonte si shpërndarës porosish. Në Shqipëri , Bashimi është arrestuar në nëntor 2014 për vjedhjen me dhune të një 20-vjeçareje në Lazarat.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14