Top News – Rrogat në shtet do rriten me 25 për qind. Programi ‘Rama 4’, rriten edhe pensionet
17/09/2025 18:11

Qeveria planifikon të rrisë pagën minimale në nivelin e 500 eurove brenda vitit të ardhshëm, duke garantuar që për 18 muajt e parë nuk do të ketë asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta. Ndërkohë sipas programit qeverisës, planifikohet që deri në vitin 2030 paga mesatare kombëtare të arrijë në nivelin e një mijë eurove dhe në sektorin publik të jetë 1200 euro. Duke qenë se Shqipëria është hasur me fenomenin e largimit të bluzave të bardha drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht Gjermanisë, planifikohet që deri në vitin 2029 të vijojë rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve me 25 për qind, për të ruajtur konkurrueshmërinë. Pagat e ushtarakëve po ashtu do të vijojnë të rriten, pasi tentohet të arrihet mesatarja e NATO-s brenda vitit 2029. Në programin qeverisës parashikohet edhe rritja e pagave të mësuesve, të cilat pritet të arrijnë mesatarisht në 1250 euro brenda vitit 2029. Qeveria ‘Rama 4’ do të synojë po ashtu të ulë informalitetin në tregun e punës përmes rritjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillit të punëdhënësve për të rritur bazën e kontibuteve. Përmes kësaj politike, do të tentohet të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension minimal prej rreth 400 eurosh për kontrubuesit e plorë dhe pension minimal prej 200 eurosh si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52