Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi të martën se nuk do të ketë më zbutje të kufizimeve mbi koronavirusin ndërkohë që gjermania përballet me një rritje infektimesh të reja. Ajo i kërkoi gjermanëve të respektojnë rregullat mbi higjenën dhe i kujtoi udhëtarëve që kthehen nga zonat e rrezikut se karantina nuk është një opsion por është një detyrim për sa kohë që ata nuk tregojnë një test negativ.