Top News – Rritja e aksioneve të GameStop/ Një shitës lojërash po trondit “ujqërit” e Wall Street-it
29/01/2021 12:50

GameStop është një shitës video-lojërash, emri i të cilës mund të mos jetë i njohur për shumëkënd, por ajo është vendosur në fokusin e Wall Street-it, që kur vlera e aksioneve të saj u rrit me mijëra përqind kohët e fundit dhe kjo falë këmbyesve amatorë në Reddit. Kur mendon për bursat tradicionale, investitorët blejnë aksione në ato kompani që duket se po ecin mirë. Për shembull, konsumatorët e Apple do të vazhdojnë të blejnë iPhone ose në 2021, kompanitë që prodhojnë maska mbrojtëse, shkojnë mirë. Por mund të ndodhë edhe e kundërta. Nëse investitorët mendojnë se një kompani është në rënie dhe aksionet e saj janë të mbivlerësuara, ata mund të vënë bast kundër saj për të bërë para. Pikërisht këtu hyn në lojë GameStop. Kjo kompani që ka dyqanet e saj në SHBA i lejon njerëzve të marrin me qira apo të blejnë video lojëra. Gjatë pandemisë, dhe më parë, kjo industri është zhvendosur shumë online. Shumë investitorë mendonin se modeli i biznesit të GameStop ishte i vjetëruar ndaj ata vunë bast kundër saj. Ata prisnin të shihnin që aksionet e Gamestop të binin, por e kundërta ndodhi. Disa vlerësime thonë këtë javë se vlera e këtyre aksioneve është rritur në 700 për qind. Në platformën e medias sociale Reddit, përdoruesit janë bërë bashkë duke inkurajuar njëri tjetrin të blejnë aksione të GameStop dhe kanë bërë që vlera e tyre të rritet. Ata thonë se po e bëjnë këtë për të luftuar kundër sistemit:se ata thjeshtë po marrin pjesë në një lloj manipulimi të tregut që fondet e investimit e kanë bërë gjithnjë. Vetë GameStop nuk është bërë domosdoshmërisht një kompani shërbimet e të cilës janë më të kërkuara, por përdoruesit në Reddit, me gjasë, janë bërë më të pasur duke blerë aksionet për shifra të vogla para se ti shisnin ato për pesë apo gjashtë herë më shumë. Momentalisht, aksionet e Gamestop kanë rënë po aq shpejt sa u rritën, por ama bursa u shkund nga një forum i vetëm në Reddit dhe pasojat afatgjata të kësaj që ka ndodhur, mbetet të shihen

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30