Top News – Rritet bilanci i Covid-19, mbi 975 mijë viktima në botë
24/09/2020 12:02

Bilanci i viktimave të koronavirusit në nivel global, ka kapërcyer tashmë 975 mijë. Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, nga fillimi i pandemisë numërohen në të gjithë botën 975.038 viktima. Nëse tendenca do të vijojë me këto ritme, deri më 1 tetor do të arrihet shifra e 1 milionë viktimave të Covid 19. Vendi me më shumë viktima, mbetet SHBA, me mbi 201 mijë viktima dhe më pas Brazili me mbi 138 mijë. Për të frenuar infeksionet shumë vende të botës po ashpërsojnë masat e kufizimit. Qeveria izraelite ka miratuar natën e shkuar një izolim akoma më të ashpër krahasuar me atë aktual; do të hyjë në fuqi nga e premtja dhe do të zgjasë deri më 11 tetor, në fund të festave hebraike. Mes masave janë edhe mbyllja e shërbimeve jo të domosdoshme, ndalimi i daljeve përtej 1 kilometri larg nga shtëpia dhe grupimet e më shumë se 20 personave. Edhe në Francë situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pjesa më e madhe e rajoneve të vendit janë zona të kuqe.

Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13