Top News – Rrëzohet avioni i marinës amerikane / Incidenti shumë pranë Rusisë, vdesin katër ushtarë
19/03/2022 12:41

Katër ushtarë amerikanë janë vrarë pas rrëzimit të një avioni gjatë stërvitjeve të NATO-s. Këto stërvitje nuk ishin të lidhura me luftën në Ukrainë, tha të shtunën kryeministri norvegjez. Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, shkroi në Tëitter se rrëzimi i avioni ka ndodhur të premten mbrëma, ndërkaq shtoi se po hetohen shkaqet e këtij incidenti. “Ushtarët po merrnin pjesë në stërvitjet e NATO-s të quajtura ‘Përgjigja e Ftohtë’”, tha ai, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e ushtarëve të vrarë. Avioni i tipit V-22B Osprey i përkiste marinës amerikane, thanë forcat e armatosura norvegjeze. “Avioni kishte në bord katër pjesëtarë dhe u nis në një mision stërvitor në qarkun Nordland” në veri të Norvegjisë, u tha në deklaratë. Kryeministri norvegjez tha se avioni ishte paraparë të ateronte para orës 18:00 të premten, por u rrëzua në jug të qytetit Bodo. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq në orët e para të së shtunës, autoritetet konfirmuan se katër pjesëtarët e ekuipazhit kanë vdekur. Stërvitjet e përvitshme ushtarake të NATO-s në Norvegji nuk janë të lidhura me Ukrainën. Këtë vit, në këto stërvitje marrin pjesë rreth 30,000 trupa, 220 avionë dhe 50 anije nga 27 vende. Shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, Finlanda dhe Suedia po ashtu po marrin pjesë në këto stërvitje. Stërvitjet kanë nisur më 14 mars dhe do të përfundojnë më 1 prill.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB