Rusia njoftoi një armëpushim të ri në Ukrainë të premten për të lejuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara, pas ditësh premtime të dështuara që kanë bërë që qindra e mijëra njerëz të mbeten të bllokuar pa akses në ilace apo ujë të pijshëm. Njoftimi i ‘heshtjes’ së të mërkurës, ishte i ngjashëm me atë të një dite më parë, kur Moska premtoi kalim të sigurt nga qytetet e Kievit, Kharkivit, Chernihivit, Sumit dhe Mariupolit.