Një çift shqiptarësh mbushën faqet e kronikës së zezë së mediave italiane, pasi përfunduan në prangat e policisë italiane lidhur me një ngjarje të pazakontë. Skuadra ‘Mobile di Padova’ arrestoi një çift prindërish shqiptarë me banim në Norvegji me urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e vendit skandinav. Mbi ta rëndon akuza e rrëmbimit të paligjshëm dhe marrja peng e fëmijës së tyre 11 vjeçar, nga autoritetet norvegjeze.