E ëma e Enisa Dodës është shprehur në polici se e bija, nuk e kishte sqaruar për marrëdhënien që ka patur me Indrit Bajraktarin. Nëna ka deklaruar në polici se Enisa i ka thënë që do dilte të pinte kafe me një shok dhe unë i kam dhënë leje. Ky ka qenë deklarimi i nënës së vajzës, e cila humbi jetën tragjikisht pas një xhiroje me motor uji në plazhin e Velipojës me 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari.