Top Channel/ SHBA thërret Dumanin/ Kreu i Spak takoi në Uashington zyrtarin e lartë të DASH
02/09/2025 23:17

Pak muaj pasi Shtetet e Bashkuara rikthyen fondet dhe asistencën teknike ndaj Spak-ut nëpërmjet OPDATE, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u mbajt pasditen e së martës, rreth orës 16:00 me orën lokale, në një seancë me dyer të mbyllura. Dumani u prit nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Vetë institucioni amerikan e konfirmoi takimin në agjendën zyrtare ditore, duke i dhënë rëndësi të veçantë. Vizita e Dumanit në Uashington vjen në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11
Top News- Grabitja e parave të pensionistëve / SPAK heton një grup kriminal dhe një…deputete
19/11 16:38
Top News/ Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit për hakmarrje, jepet pretenca pët autorin
19/11 16:37
Top News – Bonus fundviti për pensionistët. Diskutimet mbi shpërblimin, fond deri në 100 mln euro
19/11 15:40
Top Channel/ Kina, interes për investime! Ambasadorja kineze: Bizneset tona…
19/11 15:38
Top Channel/ “Postën e vodhi një grup kriminal”, dyshime se përvetësimi i parave…
19/11 15:37
Top Channel/ Lehtësi fiskale për sponsorët, zbritje tatimore deri në 30% për kulturën dhe sportin
19/11 15:37
Top Channel/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton, opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese
19/11 15:37
Top News – Bizneset që sponsorizojnë sportin / Lehtësi fiskale deri në 30 % falje të tatim-fitimit
19/11 14:53
Top News- Sherr me thika në burgun e Reçit / 1i plagosur, kontrollet nëpër qeli zbulojnë një celular
19/11 14:52