Top Channel/ Sondazhi i eurobarometrit, shqiptarët duan më shumë BE, serbët të fundit
02/09/2025 19:38

Shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të unionit, tregon sondazhi më i ri i Eurobarometrit, sipas të cilit, mbështetja për anëtarësim në Shqipëri është më e larta në Ballkan, me 91 përqind. Sipas sondazhit të Eurobarometrit, mbështetja e integrimit është dukshëm i lartë në Shqipëri, ashtu si dhe besimi tek unioni, pasi qytetarët vlerësojnë ndihmën për zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit. Pas shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Evropian e mbështesin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 69%. Në të dyja vendet fqinje, qytetarët shohin përfitime si rritja e cilësisë së jetesës dhe hapja e kufijve. Po ashtu, 56% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm. Mbështetja është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve, ku rreth 2/3 e qytetarëve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet kandidate apo potenciale duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sapo të përmbushin kushtet e nevojshme. Megjithatë, qytetarët kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit. Sondazhi është realizuar në periudhën shkurt-mars 2025, me pjesëmarrjen e mbi 26,300 qytetarëve nga të 27 vendet anëtare të BE-së. Sondazhe të ngjashme janë zhvilluar edhe në vendet kandidate, si Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë, ku janë intervistuar 1000 qytetarë për secilin vend. Në Serbi, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është më e ulëta në rajon, me vetëm 33%, duke reflektuar shqetësime politike dhe mungesë besimi ndaj unionit. Në përgjithësi, sondazhi tregon se imazhi i Bashkimit Evropian është më pozitiv në Ballkanin Perëndimor, sesa në vendet e Evropës lindore, me përjashtim të Serbisë.

Top Channel/ Protesta refuzon Cakon: Nuk pranojmë asnjë në krye!
29/08 22:47
Top Channel/ E pazakontë në Fier, i vjedhin paratë në makinë teksa ndodhej në një ceremoni mortore
29/08 22:41
Top Channel/ Erdhën për dasmë, bombola plagos gjithë familjen në Lezhë, mes tyre dy të mitur
29/08 22:39
Top Channel/ “Janë të tmerruar nga protesta”, protestuesit në bulevard: Në shtator, sheshi e më plot
29/08 22:38
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Mendova se ishte gomë makine
29/08 22:33
Top Channel/ Dajti mes flakëve, riaktivizohen vatrat! Përkeqësim të situatës dhe në Bulqizë
29/08 22:16
Top Channel/ Tragjike në Vaun e Dejës, korrenti vret elektriçistin dhe rojen e lokalit
29/08 22:15
Top Channel/“Kjo protestë s’ka dhe s’do ketë drejtues”, Goxhaj në protestë: S’jemi këtu për ambiciet
29/08 22:10
Top Channel/ Shpërthen bombula e gazit në Lezhë, plagosen 6 persona, një në gjendje rëndë
29/08 21:37
Top Channel/ Debati në KLP për Prokurorin e ri: Më vjen zor që jam në këtë tavolinë
29/08 20:39
Top Channel/ Zgjerohen vatrat e zjarrit në Dajt, ministri Nufi thirrje për koordinimin
29/08 19:44
Top Channel/ Përçahet protesta! Aflred Cako kërkon drejtimin, thirrje për bllokim rrugësh
29/08 19:42
Top Channel/ Kush e drejton Tiranën? Qytetarët kërkojnë zgjidhje nga Kryeministri Rama
29/08 19:35
Top Channel/ Rama për TCH: Veliaj është kryetar! Konfuzioni nga kyçja në qeli
29/08 19:33
Top News – ‘Nuk ishte Shqipëria’. Rama i kërkoi llogari, Spajiç përgënjeshtron ‘Vijestin’
29/08 19:31
Top Channel/ “Na kanë marrë protestën!” Alfred Cako mbledh grupin paralel, debatet dhe përplasjet
29/08 19:30
Top Channel/ Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë pishat pranë Ujit të Ftohtë
29/08 19:08
Top Channel/ Cako kërkon kreun e protestës, grupimi do bllokim rrugësh dhe përfshirjen e studentëve
29/08 15:16
Top Channel/ Kamarieri u rrah se kërkoi pagën, Xhaxhai u nis me kallashnikov drejt hotelit
29/08 15:10
Top Channel/ “Ndërro telefonin, o Red”, dosja e Ylli Zallës, shënimi i sekuestruar mes armëve
29/08 15:07