Top News- Rrebesh e përmbytje në Kosovë/ Era heq çatinë e një ndërtese, disa makina të dëmtuara
01/07/2023 19:37

Rrebeshe të shumta e të forta janë regjistruar pasditen e së shtunës në Kosovë, duke shkaktuar një sërë problematikash. Rrugë të përmbytura, pemë të thyera e çati të rrëzuar që kanë dëmtuar disa automjete, janë pamjet që të ofrojnë disa komuna të Kosovës këtë të shtunë, si pasojë e motit të keq. Sipas Institutit Metereologjik në Kosovë, moti në këtë fundjavë do të jetë i paqëndrueshëm dhe situata të ngjashme me pasditen e së shtunës mund të regjistrohen gjatë të gjithë fundjavës. Shiu, erërat e forta dhe rrufeja përveç që kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik në kryeqytet, kanë shkaktuar edhe dëme të tjera. Në rrugën “Agim Ramadani”, është rrëzuar një lis, derisa një pjesë e kësaj rrugë është me ujë dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në lagjen “Bregu i diellit”, një erërat kanë hequr një kulm të një ndërtese, e cila ka rënë duke dëmtuar disa automjete të parkuara, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. “Reshjet më intensive parashihen ditën e diel, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.”, ka informuar IHMK. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Ndërkohë, do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi, e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00