Top News – Robotët vrasës një realitet… / Përpjekje në rritje për t’i ndalur ata
19/12/2021 19:21

Mund të jetë dukur si një mbledhje rutinë dhe e mërzitshme e Kombeve të Bashkuara, por një takim, këtë javë në gjenevë, u ndoq me interes nga ekspertët e inteligjencës artificiale, strategëve të ushtrisë, carmatimit dhe ligjit humanitar. Arsyeja e këtij interesi? Robotët vrasës, dronët, armët dhe bombat që vendosin vetë, me tru artificial, nëse do të sulmojnë dhe vrasin. Cështja është, cfarë duhet bërë, të krijohen rregullore apo të ndalohen ato. Pasi fillimisht u shfaqën në filma fantashkencorë si Terminatori, Robocopi etj, robotët vrasës, që teknikisht njihen si sisteme armatimi autonome dhe vdekjeprirëse, janë bërë tashmë realitet, janë shpikur dhe testuar me ritme të shpejta, pa shumë mbikqyrje. Disa prototipe madje janë përdorur edhe në konfliktet aktuale. Evoluimi i këtyre makinave po konsiderohet një event ndoshta sizmik në fushën e luftës, i ngjashëm me shpikjen e barutit dhe bombave bërthamore. Këtë vit, për të parën herë, 125 shtete, pjesë e konventës për sigurinë e armëve konvencionale, thanë se donin masa mbi robotët vrasës. Por ato kundërshtohen nga anëtarë që po i zhvillojnë këto armë, kryesisht SHBA dhe Rusia. Opinionet janë të ndryshme për sa i takon përcaktimit ekzakt, por robotët vrasës konsiderohen gjerësisht si armë që marrin vendime me pak apo aspak përfshirje njerëzore. Përmirësimet e shpejta në robotikë, inteligjencën artificiale dhe njohjen e imazhit po i bëjnë armatime të tilla të mundshme. Dronët që shba ka përdorur gjerësisht në Afganistan, Irak apo vende të tjera, nuk konsiderohen robotë sepse ata operohen në distancë nga njerëz që zgjedhin shënjestrën dhe vendosin se cfarë duhet bërë. Për planifikuesit e luftërave, robotët vrasës janë një mënyrë për ti mbajtur ushtarët të padëmtuar apo për të marrë vendime në një kohë më të shpejtë sa cmund ta bëjë një njeri, duke u dhënë më shumë përgjegjësi luftarake sistemeve autonome si dronë pa pilotë, tanke pa pilot, që mund të vendosin vetë kur duhet të godasin. Kritikët ndërkohë argumentojnë se është moralisht e papranueshme që ti japësh vendime të tilla, makinave, pavarësisht sofistikimit teknologjik. Si mundet një makinë – thonë ata – të bëjë dallimin e një të rrituri nga një fëmijë, një luftëtari me bazukë në dorë nga një civil që në duar ka një fshesë...etj.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11