Pas më shumë se dy muaj mungesë në evente publike, lideri i Alibaba, Jack Ma, është rishfaqur duke ndërhyrë në një konferencë online me rreth 100 mësues në zonat rurale, në kuadër të aktiviteteve të tij filantropike. Rishfaqja e Jack Ma, mund të dirimensionojë zërat për fatin e tij ndërkohë që pekini vazhdon hetimet për kompanitë e tij. Jack ma, ishte zhdukur nga eventet publike që nga fillimi i nëntorit, kur rregullatorët kinezë vendosën të pezullonin debutimin në bursa të ant Group, që do të kish qenë më i madhi në histori. Ant Group përfundoi nën kontrollin e rregullatorëve ndërsa Alibaba nën hetim nga organet anti trust për praktika monopoliste të lidhura me internetin dhe tregtinë online. Sulmi mbi perandorinë qindra miliarda dollarëshe të Jack Ma, është pjesë e një fushate më të gjerë të pekinit për të vënë nën fre një gjeneratë kolosësh teknologjikë që konsiderohen nga lidershipi komunist se zotërojnë një kontroll të tepruar mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë.