Grupi kriminal që zhvillonte trafikun e drogës në Romë ishte i përbërë nga 7 shqiptarë dhe 6 italianë. Autoritetet policore italiane kanë zbardhur të 13 emrat e të arrestuarve, madje duke shtuar më tej informacionet për rolin e secilit prej tyre. Ndër emrat më të njohur janë ata të këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila apo boksieri Petrit Bardhi. Pjesë e bandës ishte dhe një grua italiane me emrin Manuela Rizzo.