Sezoni i ri televiziv ka nisur prej një jave në Top Channel, ndërkohë që sonte rikthehet edhe top story, me dokumentarë të fortë e investigues për shumë çështje që prekin publikun. Mbrëmjen e sotme top story do të trajtojë temën e covid 10, ku mijëra shqiptarë janë prekur e qindra të tjerë kanë humbur jetën. Virusi i shekullit që ka lënë pasoja të forta tek pacientët që kanë shpëtuar vjen me dëshmitë e personave që kanë përjetuar tmerrin e koronavirusit. Gazetarë, artistë, sportistë, biznesmenë e politikanë vijnë në Top Story me rrëfime të rralla sesi përjetuan ditët e infektimit, trajtimin në spital dhe pasojat.