Top News – Rikthehet ebola në Afrikë/ OBSH do të shpërndajë urgjentisht vaksinat
15/02/2021 14:43

7 raste të konfirmuara dhe 3 vdekje, të parat pas 5 vitesh, kanë vënë në alarm autoritetet shëndetësore të Guinesë. “ Jemi përpara një pandemie”, deklaroi shefi i Agjencisë të Shëndetit të Guinesë, Sakoba Keita. Hetimet fillestare treguan se fillimisht një infermiere ishte prekur nga sëmundja e kishte ndërruar jetë. Pas ceremonisë së varrimit të saj, 6 persona të tjerë rezultuan të infektuar; dy prej tyre vdiqën e katër të tjerët përfunduan në spital. Reagimi i OBSH-së ishte i menjëhershëm. “E shohim me shqetësim të jashtëzakonshëm rishfaqjen e Ebolës në Guine, në vend që ka vuajtur shumë prej kësaj sëmundjeje në të shkuarën”, tha Dr Matshidiso Moeti, drejtor rajonal i OBSH-së për Afrikën. Guinea ishte një shtetet më të goditura nga epidemia e Ebolës, nga viti 2013 deri në 2016. Organizata Botërore e Shëndetësisë tani premton se do të dorëzojë në kohë rekord vaksinat kundër virusit të tmerrshëm. Sipas krerëve të kësaj organizate, studimet në lidhje me këtë virus kanë përparuar shumë dhe kjo tregon se ka dritë në fund të tunelit. Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, profesori George Ki-Zerbo bëri të ditur se do të dërgohen menjëherë vaksina. Rastet e fundit u zbuluan në rajonin e Nzerekores, vendi i origjinës i virusit vdekjeprurës nga u përhap epidemia e Ebolës në 2013, e cila mori jetën e më shumë se 11.300 personave kryesisht në kontintentin afrikan.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59