Top News – Richard Gere kundër Matteo Salvinit / Aktori do të dëshmojë në gjyqin ndaj ish ministrit
27/09/2021 19:29

Richard Gere ka pranuar të dëshmojë kundër ish ministrit të brendshëm të së djathtës ekstreme në Itali, Mateo Salvini, i cili është para gjyqit pasi refuzoi të lejonte ankorimin në një port italian të një anijeje spanjolle që shpëtonte emigrantë nga mbytja, në 2019-ën. Prokurorët në Sicili kanë akuzuar Salvinin për mos kryerje të detyrës dhe për rrëmbim pasi ndaloi anijen e OJQ-së Open Arms të ankorohej në gusht 2019, në kuadër të politikës së tij të porteve të mbyllura. Në bordin e anijes ndodheshin 147 persona të shpëtuar në detin mesdhe. Gjatë krizës, ndërsa anija ishte e ankoruar pranë ishullit të Lampeduzës, disa persona u hodhën në det nga dëshpërimi. Kur Richard Gere, që në atë kohë ishte për pushime me familjen në Toskana, dëgjoi për anijen e bllokuar, ai bisedoi me OJQ-në dhe udhëtoi drejt Sicilisë për t’iu bashkuar vullnetarëve duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimeve për personat në bord. Aktori 72 vjecar më pas mori pjesë në një konferencë në Lampeduza dhe u shfaq edhe në një video mesazh në të cilin i kërkonte njerëzve të mbështesnin Open Arms dhe njerëzit që ajo shpëtonte. Pas 19 ditësh të gjithë emigrantët u lejuan të zbrisnin nga anija.Salvini thotë se ai vetëm kish bërë punën e tij duke refuzuar hyrjen e anijes në port. Javën e kaluar, avokatët e Open Arms, paraqitën një listë dëshmitarësh të gatshëm të dëshmojnë kundër salvinit, e mes tyre edhe Richard Gere. Nëse dënohet, Salvini mund të përballet deri me 15 vite burg.

Top News- Pezullimi i kërkesave për azil/ Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që prej vendimit
07/08 22:30
Top News- OBSH ngre alarmin/ Fëmijët që vuajnë nga kequshqyrja në Gaza arrin rekord
07/08 21:53
Top News- Netanyahu kërkon të gjithë Gazën: Do e pushtojmë dhe do ia dorëzojmë forcave arabe
07/08 20:04
Top Channel/ Rreziku nga inteligjenca iraniane! Në shënjestër Shqipëria, SHBA, Britania e vendet e BE
07/08 19:53
Top News- Rusia kërcënon me ‘luftë’ Bosnjë-Hervcegovinën, merr në mbrojtje Dodik
07/08 15:13
Top News – Ura që pritet prej 2 mijë vitesh…Më e gjata e varur në botë, me kosto 14 miliardë euro
07/08 14:46
Top News – I dha informacione sekrete Mossadit / Irani ekzekuton shkencëtarin bërthamor me varje
07/08 14:46
Top News – Njësia që zhduku një batalion rus / Timur, forcat speciale ukrainase me statusin e heroit
07/08 14:45
Top News – Trump e Putin takohen ‘ditët në vijim’ / Konfirmon Kremlini…por pa Zelenskin
07/08 14:44
Top Channel/ “Një po, një jo”: Anglia marrëveshje deportimi me Francën, ndalohen emigrantët e parë!
07/08 14:38
Top Channel/ Pas sulmit të Hamasit, izraelitët emigrojnë në Greqi: Nuk duam bomba për fëmijët!
07/08 14:37
Top News – Netanyahu thërret takimin e sigurisë / ‘Dora e fundit’ mbi planin për pushtimin e Gazës
07/08 14:28
Top News – Punonjësit e funeralit në Ukrainë / Njerëzit që mbajnë barrën e luftës
07/08 14:23
Top News – Rusia dhe India ‘partneritet strategjik’ / Bëhen bashkë kundër tarifave të Trumpit
07/08 14:22
Top Channel/ Dodik kërkon “të blejë” lirinë: Burgun ma zëvendësoni me gjobë!
07/08 13:53
Top News – Tërmeti fundosi me 2 metra gadishullin rus/ Shpërthen sërish vullkani në lindjen e largët
07/08 12:59
Top News – Zelenski ballë për ballë me Putin/Presidenti ukrainas kërkon takim: T’i jepet fund luftës
07/08 12:37
Top News – Tjetër natë ferri mbi Ukrainë / Ndërsa Trump dhe Putin pranojnë të takohen së shpejti
07/08 12:29
Top News – Dronët rusë ndjekin civilët / Putin përqendrohet në Kherson, do ta marrë me çdo kusht
07/08 12:29
Top News – Zjarri më i madh në tetë dekada/ Shkrumbohet toka e shtëpitë, një viktimë në Francë
07/08 12:26