Top News – Rezultati në Pensilvani/ Ekipi i Trump synon ta bllokojë
12/11/2020 23:06

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Donald Trump nisën një përpjekje të re ligjore këtë javë që synon të pengojë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në shtetin e Pensilvanisë, ndërsa presidenti vazhdon të refuzojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Me fitoren e Trump në shtetin e Alaskës ai ka tashmë 217 vota elektorale, ndërsa Biden 279. Për t'u shpallur fitues një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale. Numërimi nuk ka përfunduar ende në tre shtete, Arizona, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut. Krahas padive të ndryshme ligjore të paraqitura tashmë në disa shtete kyçe me pretendimin për manipulime me votat, zyrtarët e fushatës së Trump kanë nisur një proces të ri gjyqësor që synon të bllokojë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Pensilvani. Ndërkohë dy shtete po shkojnë drejt rinumërimit, Uiskonsin dhe Xhorxhia.Deri më tani asnjë nga paditë ligjore të ngritura nga zyrtarët e fushatës së Trump nuk kanë arritur të sigurojnë prova lidhur me pretendimin për mashtrime gjatë procesit të numërimit, diçka që demokratët janë të etur ta theksojnë. Edhe nëse Trump do të shënojë sukses me disa prej proceseve gjyqësore apo me kërkesat për rinumërim, analistët thonë se kjo nuk ka gjasa të përmbysë fitoren e Biden. Sipas ligjit, anëtarët e kolegjit zgjedhor të çdo shteti duhet të votojnë zyrtarisht për presidentin dhe zvpresidentin në mesin e muajit dhjetor. Pamjet: AFP

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07