Top News – Rezistencë ndaj vaksinës/ Francezët: Nuk ia kemi besën!
30/11/2020 22:58

Ndërsa autoritetet franceze përgatiten të paraqesin strategjinë e tyre të shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit këtë javë, ata po përballen me skepticizëm në vend, ndërsa sondazhet tregojnë se shumë njerëz nuk i besojnë vaksinës. Franca është një ndër vendet më të goditura të Europës nga pandemia e COVID-19-s. Më shumë se 50,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi. Ashtu si në pjesën tjetër të botës edhe në Francë shpresat janë të mëdha që vaksinat të mposhtin virusin dhe do t'u mundësojnë njerëzve rikthimin në jetën normale. Fushata franceze e vaksinimit pritet të fillojë në fund të dhjetorit duke u dhënë dozat e para të moshuarve, atyre që jetojnë në shtëpitë e azilit dhe personelit mjekësor. Në një fjalim drejtuar vendit, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një komision shkencor do të mbikëqyrë fushatën e imunizimit dhe do të krijohet një grup i përbërë nga qytetarët për t'u siguruar që popullsia të jetë pjesë e procesit. Imunizimi kundër COVID-19 duhet të jetë i qartë dhe transparent dhe informacioni duhet të ndahet për ato që dihen dhe për të panjohurat, këmbënguli Macron, i cili theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm në Francë. Qeveria është e shqetësuar se miliona francezë do të refuzojnë vaksinat kundër koronavirusit për shkak të rritjes së skepticizmit në vend. Pesëdhjetë e nëntë përqind e francezëve të anketuar thonë se nuk do të vaksinohen, sipas një sondazhi të organizatës IFO, të publikuar të dielën. Franca ka ndarë më shumë se 1.75 miliardë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm për të blerë vaksina kundër koronavirusit.

Top News – Trump konfirmon: E kapëm autorin! E dorëzoi i ati, i dyshuari është në paraburgim
12/09 15:42
Top News – Mbrojtësja e Evropës përballë Moskës / Polonia, një histori e gjatë lufte me Rusinë
12/09 15:35
Top News – Putin zgjoi ‘gjigantin e fjetur’…Polonia në radhë, ka ushtrinë më të madhe në Evropë
12/09 15:34
Top News – Shohin filma e programe të huaja / Koreja e Veriut po ekzekuton më shumë njerëz
12/09 15:26
Top News – Rekord njerëzish mbi 100 vjeç / Japonia në krizë popullsie, kostoja sociale në qiell
12/09 15:11
Top News – Panik në avion, ulje emergjence / U ndez sinjali i zjarrit, 142 pasagjerë në bord
12/09 15:10
Top Channel/ Rusia “kthehet në viktimë”: Kemi rrëzuar mbi 200 dronë ukrainas gjatë natës!
12/09 15:03
Top News – Ukraina godet rusët ‘te pompa’ / Çmimi i karburantit vetëm rritet, mungesa në treg
12/09 13:53
Top News – Rusia e Bjellorusia nisin Zapad 2025 / Shtetet e NATO-s në alarm, Polonia mbyll kufirin
12/09 13:45
Top News – Obsesioni i Trump për Nobelin e Paqes / Reagon komiteti norvegjez: Nuk do të lëkundemi
12/09 13:30
Top News – Liron 52 të burgosur politikë / Bjellorusia ‘i bindet’ SHBA, lehtësohen sanksionet
12/09 12:57
Top Channel/ Befason Gjermania, Reuters: “Do të mbështesë propozimin për shtetin e Palestinës”!
12/09 12:38
Top News – Tufa dronësh ukrainas mbi Rusi / Sulmi më i madh që nga fillimi i luftës, u rrëzuan 221
12/09 12:27
Top News – NASA ndalon kinezët…Nuk mund të punojnë në programet e saj hapësinore
12/09 12:27
Top Channel/ Goditja e mëseses nga nxënësi nga Kosova, Gjermania: Motivet ishin fetare!
12/09 12:01
Top Channel/ FBI nxjerr videon e atentatorit të Charlie Kirk: 100 mijë USD shpërblim!
12/09 12:00
Top Channel/Bolsonaro 27 vjet burg për grusht shteti, Trump: Deshën ta bënin dhe me mua!
12/09 11:58
Top News – Snajperi në arrati pas vr*sjes së aktivistit / Policia në SHBA kërkon ndihmën e publikut
12/09 11:35
Top News – NATO nis trupa drejt Rusisë / Aleanca në këmbë, forcon mbrojtjen në krahun lindor
12/09 11:30
Top News – ‘Dronët rusë gabimisht në Poloni’ / Tusk i kundërvihet Trumpit, ministri polak në Kiev
12/09 11:29