Top News – Rekrutojnë agjentë rusë në Dark Web / Spiunët britanikë ‘vjedhin’ informacione sekrete
19/09/2025 11:24

Spiunët britanikë do të përdorin Dark-Webin për të rekrutuar informatorë dhe për t'u lejuar atyre të marrin informacione sekrete nga agjentë në Rusi dhe në mbarë botën, tha të enjten ministria e jashtme e Britanisë. Shërbimi i Inteligjencës Sekrete, agjencia britanike e spiunazhit të jashtëm e njohur si MI6, do të përdorë një portal të rrjetit të errët të quajtur Silent Courier, i cili do t'u lejojë njerëzve të kalojnë në mënyrë të sigurt detaje rreth aktiviteteve të paligjshme kudo në botë, ose të ofrojnë shërbimet e tyre. "Sot po u kërkojmë atyre që kanë informacione të ndjeshme mbi paqëndrueshmërinë globale, terrorizmin ndërkombëtar ose aktivitetin e inteligjencës shtetërore armiqësore të kontaktojnë MI6 në mënyrë të sigurt në internet," tha shefi i MI6, Richard Moore ndërsa shpalli zyrtarisht planet në një fjalim në Stamboll të premten. "Dera jonë virtuale është e hapur për ju," tha Moore, i cili më parë u ka bërë thirrje rusëve të spiunojnë për Britaninë. MI6, që u krijua në vitin 1909, por nuk u pranua zyrtarisht deri në vitet 1990, zakonisht vepron në hije, dhe vetëm kreu i saj, i njohur si "C", është një anëtar i shërbimit i emëruar publikisht. Në një video promovuese që shoqëronte njoftimin, thuhej se baza e operacioneve të MI6-ës kanë qenë takimet ballë për ballë, por tani ka ardhur koha e anonimatit të dark-ëebit, pjesës së errët të internetit me faqe të fshehura që përdoren shpesh nga persona si trafikantë droge, terroristë dhe abuzues seksualë të të miturve. Udhëzimet se si të përdoret portali, do të vendosen në kanalin e MI6 në YouTube, tha ministria e jashtme. "Ndërsa bota ndryshon dhe kërcënimet me të cilat përballemi shumëfishohen, ne duhet të sigurohemi që Mbretëria e Bashkuar të jetë gjithmonë një hap përpara kundërshtarëve tanë," tha ministrja e jashtme Yvette Copper. "Tani po forcojmë përpjekjet me teknologji të përparuar në mënyrë që MI6 të mund të rekrutojë spiunë të rinj për Mbretërinë e Bashkuar, në Rusi dhe mbarë botën."

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51