Në një lëvizje të paprecedentë, president i SHBA-ve Donald Trump sulmoi Papa Leonin XIV, për kritikat në rritje për luftën në Iran dhe Liban nga Papa i parë amerikan në histori. Presidenti amerikan e sulmoi drejtpërdrejt Papën përmes një postimi në rrjetin e vet social “Truth”, si dhe në deklarata publike në prag të udhëtimit historik të Papës në Afrikë, ku Leoni pritet të bëhet Papa i parë që viziton Algjerinë.