Top News – Rekorde të reja… Shënohen në Itali, Francë e Gjermani
16/10/2020 19:58

Italia ka regjistruar 10010 infektime të reja në 24 orë dhe kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në vend, 13 për qind më e lartë edhe se rekordi i një dite më parë, 8804 raste të reja. Zyrtarët raportuan edhe 55 viktima të reja nga covidi, më pak se 83 viktimat e një dite më parë, dhe shumë më pak krahasuar me kulmin e pandemisë në vend në mars dhe prill, kur një rekord prej 900 viktimash në ditë u arrit. Numri i të shtruarve në kujdes intensiv është rritur po ashtu në mënyrë të qëndrueshme. Ai ishte 638 të premten, 586 të enjten ndërkohë që në gjysmën e dytë të korrikut numëroheshin në këto reparte rreth 40 pacientë me covid. Si pasojë e rritjes së infektimeve, rajoni i Campanias në vend ka vendosur që ta kalojë mësimin online për dy javë. Franca regjistroi një rekord të ri për sa i takon rasteve të koronavirusit me 30621 infektime në 24 orë e kjo vjen ndërsa parisi dhe nëntë qytete të tjera të vendit janë vendosur tani në ndalim qarkullimi gjatë natës. Edhe gjermania theu rekordin e infektimeve me koronavirusin e ri për të dytën ditë radhazi të premten. Autoritetet raportuan 7334 raste të reja të premten, rreth 700 më shumë se 6638 që u raportuan të enjten. Viktimat e reja ndërkohë ishin 24 duke e cuar totalin e tyre në 9734 që nga fillimi i pandemisë. Edhe numri i pacientëve me koronavirus në kujdes intensiv është në rritje.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20