Me 95 vite mbi shpinë, mbretëresha Elisabetë ka refuzuar cmimin “I moshuari i vitiut” dhe ka ngarkuar sekretarin e saj personal të reagojë me vendosmëri: Madhëria e saj beson se një person është i plakur kur ndjehet i tillë, madhëria e saj nuk beson pra se plotëson kriteret për të pranuar këtë cmim dhe shpreson se do të gjendet një person tjetër më i përshtatshëm për të.