Top News – Referendum kundër Burkas/ Zvicër, ndalohet mbulimi i plotë i fytyrës
08/03/2021 12:25

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur ndalesën për mbulim të plotë të fytyrës në vendet publike, në atë që është konsideruar si referendum “kundër burkas”, ndonëse mbulesat islame nuk janë përmendur në veçanti në propozim. Rezultatet zyrtare të 7 marsit kanë treguar se 51.2 për qind e votuesve kanë mbështetur ndalesën, derisa pjesëmarrja në votime ka qenë 50.8 për qind. Gati 1,427,000 votues kanë qenë në të mirë të ndalesës, ndërsa 1,360,000 kanë qenë kundër. Edhe sondazhet kanë parashikuar se rezultati do të jetë i afërt. Referendumi, i shtyrë përpara nga grupet e ekstremit të djathtë, ka bërë thirrje që edhe më pak gra të vendosin mbulesa e tyre të plota islamike. Propozimi “Po kundër ndalesës për mbulesë të plotë”, nuk ka përmendur saktësisht burkan apo nikabin. Megjithatë, në posterët e fushatave janë parë mbishkrimet “Ndalni Islamin radikal” dhe “Ndalni ekstremizmin!’’, duke shfaqur gratë me nikab të zi. Nikabi është veshje që mbulon fytyrën e grave konservatore myslimane, derisa burka ua mbulon vetëm trupin. Rezultati zgjedhor nënkupton që askush nuk mund të mbulojë plotësisht fytyrën në publik. Përjashtime do të bëhen nëpër vende të lutjes, në disa organizime kulturore si dhe për arsye shëndetësore. Autoritetet do të kenë kohë dy vjet për të hartuar në detaje legjislacionin. Qeveria zvicerane dhe parlamenti kanë kundërshtuar ndalesën e tillë në nivel kombëtar. Këshilli Islamik në Zvicër e ka konsideruar ndalesën “një zhgënjim të madh për myslimanët”. Sipas të dhënave qeveritare, rreth 5.5 për qind e popullsisë zvicerane përbëhet nga myslimanët. Referendumi ka ardhur në kohën kur maskat në fytyrë janë të detyrueshme në dyqane dhe transport publik, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në Evropë, fqinjët e Zvicrës, Franca dhe Austria kanë ndaluar mbulesën e plotë të fytyrës, ashtu sikurse Belgjika, Bullgaria dhe Danimarka.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11