Top News – Raporti i FBI-së/ Në 2019 u rritën krimet e urrejtjes
16/11/2020 22:44

Vitin e kaluar në SHBA krimet me bazë urrejtjen pësuan një rritje me 2.7 për qind, duke arritur nivelin e tyre më të lartë në më shumë se një dekadë, thuhet në një raport të ri të Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Në 2019 u shënuan 7,314 incidente të klasifikuara si krime urrejtjeje nga 7,120 qw ishin në 2018, numri më i lartë i incidenteve të kësaj natyre që nga viti 2008, sipas raportit.Përkundër një rënie të lehtë në 2018, krimet me bazë urrejtjen u rritën me gati 21 për qind gjatë tre viteve të para të administratës së Presidentit Donald Trump, një periudhë që u shënua nga një gjallërim i një lëvizjeje gjithnjë e më të dhunshme të ekstremit të djathtë. Megjithëse Trump i ka denoncuar supremacistët e bardhë, përfaqësuesit e organizatave që vëzhgojnë ekstremizmin, vërejnë se krimet me bazë urrejtjen janë rritur ndaj atyre grupeve të cilat kanë qenë objekt sulmesh nga presidenti. "Rritjet e fundit të krimeve me bazë urrejtjen japin një panoramë të re, ku sulmet kundër grupeve viktima, jo vetëm që po rriten, por kjo rritje po nxitet gjithashtu nga një përhapje më e madhe e akteve më të dhunshme", thotë Brian Levin, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit në universitetin shtetëror të Kalifornisë. Ndërkohë krimet e urrejtjes kundër myslimanëve ranë për të tretin vit me radhë, nga 188 në 176, pasi arritën kulmin në vitin 2016. Pamjet: AFP

Top News- Hakerat përdorin inteligjencën artificiale për të sulmuar, teknologjia u lehtëson punën
28/08 23:00
Top Channel/ “Po saboton paqen”! BE-Britani “bombardojnë” Putinin pas sulmeve të fundit në Kiev
28/08 22:33
Top Channel/ Sulmi tragjik në shkollë, rikthehet debati për armët në SHBA
28/08 22:32
Top News- Kapet peshkaqeni ngjyrë portokalli/ E rrallë! Fenomeni që po ngjall kuriozitet
28/08 22:30
Top News- Europa “i shpall luftë” Iranit, armët bërthamore rikthejnë tensionet
28/08 22:00
Top News- Rusia sulmon selinë e Bashkimit Europian , lëshon 600 dronë e 30 raketa, zëmërohet aleanca
28/08 21:20
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën/ Rrit bombardimet mbi qytet, 16 viktima rreth Enklavës
28/08 16:32
Top News – Evropa riarmatoset, hapet mega-fabrika/ NATO ‘në festë’, më e madhja në kontinent
28/08 16:31
Top News – Gjermania: T’i përgjigjemi sulmeve ruse / Tensionet në qiell, Moska sulmoi zyrat e BE
28/08 15:35
Top Channel/ “Boll me zvarritje”, OKB thirrje: Hapa konkretë për fundin e luftës në Gaza!
28/08 15:27
Top News – Dronët rusë fluturojnë mbi Gjermani / ‘Gjurmojnë’ armët amerikane që shkojnë në Ukrainë
28/08 14:47
Top News – Natën lëshon dronë e raketa…ditën flet për paqe, Rusia ‘mbështet’ bisedimet
28/08 14:46
Top News – Avionët e NATO-s përballë Rusisë / Tension në qiell, sulm masiv mbi Ukrainë
28/08 14:45
Top News- SHBA ‘tërhiqet’ nga Greenlanda/ Akuza për ndikim politik-Ka të drejtë të vetëvendoset
28/08 14:44
Top News – Putin, raketa mbi zyrat e BE-së/ Dëmtohet misioni në Kiev, goditet edhe Këshilli Britanik
28/08 14:42
Top News – Nëndetëset ruse e kineze në mision / Patrullimi i parë i përbashkët në Paqësor
28/08 14:34
Top News – Merz, 12500 euro për grim e model flokësh/Zbulohet kostoja e pamjes së kancelarit gjerman
28/08 14:18
Top News – Trump ‘do të pushtojë’ Venezuelën / Luftanijet drejt brigjeve, Maduro bën gati ushtrinë
28/08 12:49
Top News – Ushtria amerikane të hyjë në Meksikë! Senatorët kacafyten, plasin grushtat në parlament
28/08 12:48
Top Channel/Gjermani, nisin pasojat e tarifave: Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
28/08 12:27