Rama: “Sot është 1 gusht, dje ka skaduar afati për tërheqjen e të gjithë llojeve të rraqeve buzë rrugëve kombëtare dhe nga sot do të fillojë hap pas hapi, ndërhyrja e forcave përkatëse të kontrollit mbi territorin.” Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë ata që do të tentojnë të zaptojnë sërish hapësirën publike pas ndërhyrjes të forcave përkatëse të kontrollit mbi territorin; se ndëshkimet do të jenë të forta.