Pas pesë ditësh protestash të dhunshme në Tiranë, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te zhvillimet e ditëve të fundit, duke folur për dhunën, përplasjet me Policinë, kërkesat për dorëheqjen e tij dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen”, deklaroi Rama për pasojat e protestave në kryeqytet, ndërsa theksoi se gjatë këtyre ditëve është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi “kurthi i dhunës” që kërkon gjak.