Rusia ka nisur të përdorë raketat e marra nga Koreja e Veriut në luftën ndaj Ukrainës. Kështu pretendon Kievi zyrtar, që raporton se në mbetjet e fundit gjatë bombardimeve në Kharkiv është vërtetuar se sulmet janë bërë me raketa të prodhuara në Korenë e Veriut.