Në qendrën hapësinore Kennedi në Florida, NASA po i jep fund përgatitjeve për misionin e saj të pritshëm Artemis në hënë. Një raketë e re gjigande ngrihet në 98 metra lartësi dhe ajo do të dërgojë kapsulën Orion në hapësirë. Nasa synon të nisë misionin e parë, pa ekuipazh, Artemis 1, në shkurt të vitit të ardhshëm, me Artemis 2 dhe 3 që janë paracaktuar për në 2023 dhe 2024.